
BYLIS – EGNATIA 2-3 (LAJTHIA 47', Trumci 87',/ Jackson 54', Dwamena 63', Atanda 85')
Abissnet Superiore, java e 23-të
Ndeshja: Është mbyllur me fitoren e Egnatias dueli në “Adush Muça”. Bylisi në këtë mënyrë mposhtet 3-1 në shtëpinë e tij.
Pjesa e parë do të ishte shumë e vakët për pasi asnjëra nga skuadrat nuk do tem und të gjenin golin. 45-minutat e dyta do të ishin një spektakël i vërtetë në “Adush Muça”. Plot 5 gola do të shënoheshin.
Fillimisht do të ishte Bylis që do të shënonte me Lajthian në minutën e 47-të. Nuk do të vomnonte shumë goli i barazimit. Jackson shënon nga pika e bardhe e penalltisë 54’, ndërsa me të kuq do të dilte Damçevski.
Rrogozhinasit do të shënonin përsëri në 63’ me Dëamenën, teksa Atanda do të tunde sërish rrjetën e Teqjas në minutën e 85’. Kur u mendua se llogaritë e kësaj sfide u mbyllën do të shënohej edhe goli i 5-të. Këtë herë ballshiotët do të shënonin golin e dytë me Trumçin në minutën e 87-të.
Pas kësaj fitoreje Egnatia shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylis me 27 mbetet në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit.
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Enea Jorgj
Formacionet zyrtare:
Bylis: Teqja, Trumçi, Zguro, Adili, Damcevski, Kaçorri, Lajthia, Maçolli, Perreira, Ruçi, Santos. Trajner: Naxhi Shensoi
Egnatia: Sherri; Malota, Atanda, Agbekpornu, Fangaj, Medeiros, Musta, Memolla, Zejnullai, Paulaskas, Santos, Dëamena. Trajner: Edlir Tetova
Komenti minutë pas minute:
90+6 Mbyllet 2-3 sfida ne Ballsh. Egnatia mer 3 piket.
87'- Trumci gjen golin e dyte per Bylisin.
85'- Egnatia gjen dolin e 3-te. Atanda "shtyp" Bylisin.
63'- E pabesueshme cfare ndodh ne Ballsh. Egnatia përmbys gjithçka me Duamenën. Që dërgon në rrjetë topin, me portën e boshatisur, pasi në parë goditja e Fernandos u përplas në traversë dhe sulmuesi i vetëm me portën bosh shënon golin e dytë për Egnatia
54'-Jackson shenon nga pika e bardhe e penalltise. Vendoset baraspesha ne Adush Muca.
52'- Pretendime per penallti te Egnatia, por Enea Jorgji nuk eshte i ketij mendimi ne fillim, por me pas jep 11-metersh per rrogozhinasit. Damcevski merr te dytin te verdhe dhe dle me te kuq.
47'- Shenohet goli i pare ne Adush Muca. Lajthia mposht Sherrin. 1-0 per Bylisin.
46'- Nis pjesa e dyte. Skuadrat kerkojne golin e 3 pikeve.
45+6'- S'ka fitues ne 45-minutat e para ne Ballsh. Bylis dhe Egnatia nuk gjejne dot rrugen e rrjetes.
45'- Minuta shtese nga arbitri i 4-te.
43'- Bylisi është më kërkues por nuk po arrin që të çajë mbrojtjen e Egnatias
36’ Super mundësi për Egnatian me Dwamena, por ky i fundit nuk arrin dot të finalizojë
32’ Bylis niset të dalë përpara me një top të gjatë, por largohet nga portieri i miqve
28’ Mbetet i dëmtuar në fushën e lojës portieri i Egnaitas, Sherri
26’ Mundësi e mirë për vendasit që shkojnë pranë golit, por topi përfundon jashtë kuadratit
22’ Bylis provon të vërë në vështirësi Egnatian, por miqtë janë të kujdesshëm
16'- Sherri shpeton porten e rrogozhinasve, Santos afer golit nga goditja e denimit.
6'- Jackson jep shpendijen e pare, por topi i goditur nga lojtari i Egnatias shkon jashte portes.
4'- Bylis mundohet te marre frenat e lojes.
1’- Starton sfida në “Adush Muça”. Bylis dhe Egnatia kërkojnë fitoren.