
Eneo Bitri është kthyer në një lojtar kyç te skuadra e Banik Ostravas. Ish-lojtari i Partizanit po bën edhe rolin e një “bomber” në kampionatin çek.
Mbrojtësi i kombëtares arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 63-të të sfidës që Ostrava fitoi 2-1 ndaj Plzen. Por për fatin e keq të Bitrit ishte VAR-i ai që prishi festën beratasit.
26-vjeçari do të gjendej në momentin e duhur , por në vendin e gabuar për të shtyrë topin në rrjetë, pasi pozicioni i mbojtësit ishte jashtëlojë, ç’ka bëri që festa e tij të ndërpritet nga sistemi VAR.
Përpos të gjithave, kjo tregon se Bitri ka marrë rolin e protagonistit në kampionatin çek dhe kjo ka bërë që shqiptari të ketë më shumë minuta në këmbët e tij. Kujtojmë se 26-vjeçari shënoi golin e parë me fanelën e skuadrës çeke një javë më parë ndaj slovacko, ku i dhuroi edhe 3 pikët ekipit të tij. Ostrava merr fitoren e dyte rresht në kampionat, teksa renditet në vendin e 9-të me 32 pikë pas 27 javësh të zhvilluara.