
Real Madrid ka fituar me manita 5-0 ndaj Leganes. Madilenët kanë dhuruar spektakël në shtëpi përballë vendit të fundit në reditje duke shënuar 5 herë. Siparin e golave e hapi sulmuesi I talentuar Rodrygo në minutën e 7-të ndërsa një minuttë më vonë Kroos dyfishoi takimin. Kapiteni Sergio Ramos shënoi golin e 3-të në pjesën e parë nga penalltia.
Skuadra e Zidan nuk është mjaftuar me kaq pasi ka shënuar edhe dy herë të tjera me Benzeman që sot ishte padyshim njeriu I ndeshjes dhe në fund Jovic mbyllur takimin. Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet në vendin e dytë me 21 pikë, një pikë më pak se Barca kryesues dhe të dyja ekipet kanë nga një ndeshje më pak për shkak të shtyrjes së "El Clasicos".
Poll