Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Manchester City një “kockë e fortë” për Bayern-in, në gjysmëfinale kemi një “Deja Vu” të vitit të shkuar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Manchester City një “kockë e fortë” për

Bayern-Manchester City 1-1 (Kimmich 83' pen./Haaland 56')

Stadiumi: Allianz Arena

Manchester City do të jetë gjysmëfinalistja e katërt e këtij edicioni të Champions League. Skuadra e Guardiolës arriti të merrte një barazim në “Allianz Arena” në çerekfinalen e dytë përballë Bayern.

Sfida ishte mjaft e luftuar por në fund ekipet ndanë një barazim, që i buzëqesh City-it pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Haaland që shënoi në 56’. Më përpara ai humbi një penallti duke e nxjerrë topin jashtë.

Më pas ishte Kimmich që barazoi sfidën në të 83-tën nga pika e bardhë e penalltisë. Në gjysmëfinale do të kemi një “Deja vu” të vitit të kaluar me Manchester City që do përballet me Real Madrid.

Formacionet Zyrtare:

Bayern Munchen (4-2-3-1): Sommer; Pavard; Upamecano; De Ligt; Cancelo; Kimmich; Goretzka; Sane; Musiala; Coman; Choupo-Moting. Trajner: Thomas Tuchel

Manchester City (3-4-2-1): Ederson; Akanji; Dias; Ake; Stones; Rodri; Silva; De Bruyne; Gundogan; Grealish; Haaland. Trajner: Pep Guardiola

Komenti minutë pas minute:

90+5- Përfundon takimi, Manchester City kalon më tej.

83'- Kimmich shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

75'- Mane shënon, por arbitri ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

63'- Largohet Sane, në fushë futet Mane

57'- Haaland shënon, 0-1 për Manchester City

54'- Kundërsulm i City, Haaland godet me të parën , por gjuajtja është qëndrore.

45+2'- Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

45- Coman kalon një kundërshtar, mundësi e mirë, godet por e pengon shoku i tij.

36' Haaland humbet penalltinë, topi shkon jashtë.

34'- Penallti për Manchester City.

23'- Kundërsulm i Bayern, Goretzka godet por topi shkon mbi traun e portës.

20'- Sane provon nga goditja e dënimit, por Ederson grushton në këndore.

16'- Sane përballë portierit godet por jashtë. Pranë golit Bayern.

8'- Kundërsulm për Bayernin, Coman hedh topin në zonë, por nuk është askush aty.

1'- Nis takimi në "Allianz Arena".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga