Manchester City 4-1 Arsenal (De Bruyne 7', 54', Stones 45' / Holding 86')
Premier League
Java 33
Stadiumi: Etihad
Ndeshja: Manchester City fiton 3-1 në shtëpi ndaj Arsenalin në duelin direkt për titullin kampion. Kevin De Bruyne ishte heroi i ndeshjes teksa shënoi 2 herë dhe asistoi për John Stones duke udhëhequr kështu Qytetarët drejt titullit kampion. Holding ngushtoi rezultatin në minutën e 86-të por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e rëndë teksa Erling Haaland ende s'kishte thënë fjalën e fundit duke shënuar golin e 4-t në minutën e fundit.
Ekipi i Guardiolës dominoi në mënyrë absolute çdo minutë të sfidës dhe tashmë shkon në kuotën e 73 pikëve, 2 më pak se Topcinjtë por me 2 ndeshje mangut. Do të ishte thjeshtë një mrekulli për Arsenal nëse City nuk ia del të fitojë të paktën një nga këto ndeshje por kjo duket shumë e pamundur.
Formacionet Zyrtare:
Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland. Trajner: Pep Guardiola
Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Jesus, Martinelli. Trajner: Mikel Arteta
Rastet e ndeshjes:
94' Nuk mund te mungonte Haaland, shenohet goli i 4-t.
86' Arsenal ngushton rezultatin, Rob Holding shënon golin.
54' De Bruyne hedh në tapet londinezët, 2 gola dhe 1 asist nga mesfushori belg.
45' Stones fiton duelin ajëror dhe tund rrjetën, VAR i jep golin e dytë.
7' Shpërthen festa në "Etihad", Kevin DE BRUYNE kalon në avantazh City-n
4' Ndizet menjëherë supersfida, Partey pengon De Bruynen para portierit dhe stadiumi "thërret" për një penallti por VAR i jep të drejtë mesfushorit të Arsenal.
1' Fillon ndeshja.