Sot është një ditë mjaft e veçantë për kampionën e Evropës, Luiza Gegën, e cila dy muaj më parë ia doli të siguronte medaljen e artë në kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih.
“Vajza e artë” e shqipërisë feston sot ditëlindjen e saj të 34-të, dhe është një nga ditëlindjet e saj më të mira. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të Gegës ne momentet e triumfit, ndërsa i ka uruar edhe ditëlindjen.
Kujtojmë se Gega u shpall kampionë në 3.000 metra me pengesa në kohën 9’1’’31, duke përmirësuar me 6 sekonda renkordin e vendosur në 2010 nga rusja Zaripova.
Poll