Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Le të nisë festa, Shqipëri faleminderit! Jemi zyrtarisht në Gjermani, mbyllim të parët Grupin E

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Le të nisë festa, Shqipëri faleminderit! Jemi zyrtarisht

Kualifikueset e Euro 2024

SHQIPËRI – ISHUJT FAROE 0 – 0

Ndeshja: Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes kombëtares shqiptare dhe Ishujve Faroe. Një sfidë që nuk prodhoi asnjë gol, por që vlen shumë për kuqezinjtë.

Djemtë e Sylvinhos tashmë si asnjëherë më parë në historinë e kombëtares e mbyllin fushatën kualifikuese në vendin e parë në grupin E me 15 pikë. Kuqezinjtë vazhdon të jenë të pamposhtur në “Air Albania”, duke e kthyer këtë të fundit në një fortesë.

Asani, Daku, Uzuni, Bajrami dhe Muçoli do të tentonin të gjenin golin, por skuadra e Ishujve Faroe ishte e mirëorganizuar duke ndalur kështu në barazim kuqezinjtë. Në “Air Albania” skenën e “morën” tifozët kuqezi të cilët elektrizuan stadiumin me koret dhe banderolat e tyre në mbështetje të djemve tanë.

Në këtë mënyrë kombëtarja shqiptare grumbullon 15 pikë pas 8 ndeshjesh në kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 4.

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Sven JABLONSKI

 Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Bajrami, Asani, Uzuni, Daku. Trajner: Sylvinho.

Ishujt Faroe: Lamhauge, Davidsen, Emundsson, Faero, Danielsen, vatnhamar, Hendriksson, Adreasen, Joensen, Bjartalid, Edmundsson. Trajner: Hakan Ericson

Komenti minutë pas minute:

90+5'- Mbyllet ne barazim 0-0 sfida ne "Air Albania". Kuqezinjte e mbyllin fazen kualifikuese te Euro 2024 ne vendin e pare ne grupin E me 15 pike, pas 8 ndeshjesh.

90'- 5 minuta shtese.

90'- Mucolli gjuan drejt portes, por kuqezinjte nuk perfitoje per te derguar topin ne rrjete.

80'- Kuqezinjte kerkojne golin, por ishujt Faroe jane te mire organizuar.

66'- Asani i pafat, mbrojtesi kundershtar i mohon nje tjeter Supergol. Shiko VIDEON 

60'- Keidi Bare largohet per Qazim Lacin, ndersa Uzuni ia le vendin Mucollit.

55’ - Bjartalid vë në vështirësi Strakoshën me një gjuajtje të fortë që shkon jashtë pas një aksioni të gjatë të miqve. Nisin vërshëllimat nga tifozët në tribuna. Shiko VIDEON

46'- Nis pjesa e dyte.

45+7'- S'ka gola, mbyllet ne paqe pjesa e pare mes Shqiperise dhe Ishujve Faroe.

45+6'- Daku kete here del para portierit, por sulmuesi yne nuk arrin te dergoje topin e fundin e rrjetes. Shiko VIDEON 

45+5 '- Bajrami jep nje top per Uzunin, ky i fundit gjuan drejt portes, por portieri kundershtar pret topin, me Dakun qe nuk shfrytezon dot mundesine. Shiko VIDEON 

45'- Jepen 7 minuta shtese ne kete pjese te pare.

36'- 36 minuta pritje per rastin e pare te arte, Bajramit i mohohet goli nga portieri i Ishujve Faroe,  Reaynatrod. Shiko VIDEON 

25'- Jasir Asani niset me shpejtesi ne kundersulm, teksa ne vrapim e siper kroson per Uzunin, por topi i gjuajtur nga mengjarashi eshte shume i forte per lojtarin e Granadas. Shiko VIDEON

18'- Mirlind Daku merr nje top qe nga mbrojtja, por pozicioni i sulmuesit eshte i dyshimte, gjithsesi nuk arrin dot ta shfrytezoje si mundesi. Shiko VIDEON 

12'-  "Air Albania" oshetin nga koret e tifozeve, te cilet brohorasin "Shqiperia kampion, Shqiperia kampion". Degjo VIDEON 

7'- Kombetarja shqiptare kerkon te marre ne dore frenat e lojes.

1'- Starton sfida në "Air Albania", në shkallët e stadiumit shpaloset nje flamur gjigand. VIDEOJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga