Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Lamtumirë speciale, Lazio nderon Strakoshën pas 9 vitesh dhe 261 ndeshjesh, gardiani shkon në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lamtumirë speciale, Lazio nderon Strakoshën pas 9 vitesh dhe

Thomas Strakosha u përcoll dje në mënyrën më të mirë të mundshme nga klubi i Lazios, të cilës i ka kushtuar karrierën deri më tani, konkretisht prej vitit 2013. Lacialët laujtën dje në shtëpi ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Veronës që përfundoi në barazim 3-3 dhe Strakosha e nisi titullar.

Këtë kampionat e mbyllën në vendin e 5 dhe sezonin e ardhshëm do e shohim të luajë në Europa League. Rrugët e Strakoshës dhe Lazios ndahen pas 9 vitesh. Gardiani kuqezi do e vazhdojë karrierën e tij në Premier League te ekipi i porsangjitur i Fulham.

Anglezët ja dolën ta bindnin 27- vjeçarin shqiptar, të cilit i përfundoi kontrata këtë sezon dhe vendosi të largohej nga Lazio me kokën lart. Kujtojmë se ai luajti e mbrojti për 261 ndeshje portën e Lazios nga të cilat 80 herë e mbajti portën e paprekur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga