
Laçi 0-3 Anderlecht
Gjykon: José María Sánchez Martínez
Stadiumi: Elbasan Arena
Laçi është mposhtur 0-3 nga Anderlecht, në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League. Belgët mbretëruan në Elbasan Arena, duke dominuar totalisht dhe duke marrë një triumf me peshë.
Për të parë golin e parë na duhej të prisnim 27 minuta lojë. Delcroix gjen rrugën e rrjetës, i ndihmuar kështu nga një rrëmujë e shkaktuar prej një topi që vjen nga këndorja. Atëherë kur pritej fundi i fraksionit, Hoedt gjuan me kokë dhe për portierin Sherri nuk pati asnjë shans për ta pritur dhe e vetmja që mund të bënte ishte të shoqëronte topin me sy.
I 3-ti mban firmën e Rafaelov, pas 60 minutash lojë. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet pas pak ditësh.
Takimi i parë - Turi i 3-të - Conference League
Formacionet Zyrtare:
Laçi: Sherri, Roganovic, Malota, Ignjatovic, Velija, Deliu, Qato, Lushkja, Zarubica, Ademi, Guindo
Anderlecht: Crambrugge, Deilcroix, Hoedt, Bellis Harwood, Sardella, Cullen, Olsson, Sergio Gomez, Rafaelov, Verschaeren, Ramon
Minutë pas minute
90-Mbyllet takimi.
70- Gabime të njëpasnjëshme te kurbinasit. Të besuarit e Company rrisin presionin.
61- Gol. Rafaelov dërgon topin në rrjetë. Laçi duket i dorëzuar.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
42- Gol. Hoedt gjen golin me kokë. Lojtari kordinohet mirë, duke mposhtur Sherrin.
27- Gol. Anderlecht kalon përpara me Gomez. Gjithçka nis nga një këndore.
21- Anderlecht i afrohet portës së ekipit të Duros. Gjithsesi, topi i goditur devijohet.
17- Minuta të qeta. Laçi ruhet mirë në prapavijë.
7- Sherri kishte mundësinë të kontrollonte një top që futet në zonë, por bën më të sigurten duke e larguar.
3- Faull. Topi i takon belgëve, të cilët e nisin me shpejtësi.
1- Nis ndeshja