Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Egnatia vazhdon “ëndrrën” europiane! Rrogozhinasit fitojnë edhe ndeshjen e dytë përballë Dinamo Minsk, vendos supergoli i Selmanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia vazhdon “ëndrrën” europiane! Rrogozhinasit
Egnatia - Dinamo Minsk

Pas triumfit 0-2 në transfertë, Egnatia ka fituar edhe mbrëmjen e sotme përballë Dinamo Minsk. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0.

Ishte Kastriot Selmani, ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide. Në minutën e 77-të, sulmuesi i ardhur nga Drita, realizoi një supergol, madje duke e shoqëruar me një festë të veçantë.

Kështu, rrogozhinasit shkojnë në fazë e 3-të të Ligës së Konferencës.

Egnatia 1 – 0 Dinamo Minsk (3-0) (Selmani 77')

Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Arena Egnatia
Arbitër: Kevin O'Sullivan (Irlanda)

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Sota, Xhemajli, Aliyev, Lushkja, Aleksi, Fernando, Selmani, Gruda, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.
DINAMO MINSK: Shpakovski, Pigas, Apetyonok, Kalachev, Gavrilovich, Ibrahim, Abdullahi, Myakish, Bakhar, Djimet, Vardanian. Trajner: Aliaksandr Bylina.

LIVE:
77' GOL EGNATIA! Shënon Selmani.
45+5' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
16' Egnatia i afrohet golit me Grudën.

8' Egnatia gati sa nuk e pëson, rrogozhinasit me fat.

1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis sfida Egnatia – Dinamo Minsk.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga