Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Newcastle ofertë 80 milionë euro te Leipzig, por “Demat” luajnë “blofin”

Shkruar nga NEWSPORT
Newcastle ofertë 80 milionë euro te Leipzig, por “Demat”
Sesko

E ardhmja e Benjamin Sesko është mes Newcastle dhe Manchester United. Ende nuk është e qartë se kush prej dy gjigantëve anglezë po përparon për të mbërritur te “bisha” sllovene. Raportimet e fundit nga “The Athletic” theksojnë se “Qymyrxhinjtë” kanë ofruar 75 milionë euro, plus 5 milion të tjera në formë bonusi.

Leipzig e ka refuzuar ofertën, me pretendimin se është e pamjaftueshme. Në këtë trajektore, plani i “Demave” është që të fusin në “valle” edhe Manchester United për të përfituar sa më shumë. “Djajtë” ende nuk e kanë bërë hapin zyrtar.

Kartoni i Sesko sipas “Transfermarkt” arrin deri në 70 milionë euro. Sulmuesi ka kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2029. Duhet thënë se Manchesteri ishte i interesuar për sllovenin para se të transferohej në Gjermani, por në 2023 lëvizja dështoi.     

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga