LAÇI – ERZENI 1-0
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Zico, Turkaj, Velkovski, Roganovic, Peterman, Ujka, Babatunde, Adeleke, Shkurtaj, Spahiu Trajner: Gentian Mezani
Erzeni: Hasanbelliu, Asani, Sadiki, Enck, Peposhi, Kahrimanovic, Krivicic, Mehmeti, Kadriu, Ademi, Nonato Trajner: Xhevahir Kapllani
Gjyqtar: Orlando Kuka
Ndeshja: Laçi ka arritur të fitojë kundër Erzenit me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Një sfidë e bukur, por në fund vendasit ishin më të saktë me golin e realizuar me Serxho Ujkën nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj ndeshje, kurbinasit bëhen të frikshëm duke u ngjitur në vendin e pestë me 20 pikë, kurse Erzeni ndodhet në vendin e katërt me 1 pikë më pak.
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Mbyllet ndeshja.
90+3'- Erzeni pranë golit, por topi i goditur me kokë përfundon jashtë.
90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
75'- Pas konsultimit me VAR, Kuka e anulon për prekje të topit me dorë.
72'- Laci realizon golin e dytë. Adeleke jep një asist për Shkurtajn dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë ta çojë në rrjetë.
68'- Nga loja del Babatunde, në vend të tij futet Mazrekaj.
50'- Lojë e bukur në Lac me dy ekipet mjaft kërkues.
46'- Starton pjesa e dytë.
45+2'- Laçi e mbyll në avantazh. Penallti për kurbinasit dhe Serxho Ujka nuk gabon nga pika e bardhë.
34'- Shkurtaj nuk tregohet i saktë përballë portës së Erzenit. Mundësi e mirë shënimi, por pa rezultat.
25'- Kahrimanovic ka mundësinë e artë të shënimit, por lojtari i Erzenit bën të pabesueshmen.
14'- Ilir Ademi depërton bukur në zonë, pret mirë portieri Hasanbelliu.
6'- Erzeni pranë golit. Nonato gjuan mirë, sfera shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
5'- Provon Ademi, por sfera devijohet nga Turkaj.
1’- Nis ndeshja në stadiumin e Laçit.