Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Ky Partizan është i frikshëm! Sakaton Kastriotin dhe i merr Tiranës vendin e parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ky Partizan është i frikshëm! Sakaton Kastriotin dhe i

Partizani 4-1 Kastrioti

(Cara 35', Matondo 40', Selmani 45', Mba 78' / Mihana 44')

Abissnet Superiore

Java 26

Stadiumi: Kompleksi Partizani

Ndeshja: Partizani merr një fitore që e rikthen në krye të kampionatit me pikë të barabarta me Tiranën por më mirë në ndeshje direkte. Të kuqtë shënuan 4 gola përpara tifozëve të tyre ndërsa pësuan edhe një nga Kastrioti që vlen vetëm për statistika.

Tedi Cara shkëlqeu me gol dhe asist ndërsa për herë të parë gjeti golin edhe sulmuesi Selmani. Matondo dhe Mba ishin shënuesit e tjerë. Partizani del me tre pikë dhe në javën tjetër do të shkojë në transfertën e vështirë në Durrës ku sfidon Teutën.

Për Kastriotin, situata bëhet gjithnjë e më e vështirë teksa tani sheh veten plot 9 pikë pas Laçit të zonës Play-Out, të cilët do t’i presë javën tjetër në shtëpi.

Formacionet Zyrtare:

Partizani (4-3-3): Rexhepi; Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj; Rrapaj, Matondo, Murataj; Cara, Mba, Selmani. Trajner: Giovanni Colella

Kastrioti 4-3-3: Sali; Kodra, Stojanovic, Selmani, Zogaj; Onanuga, Karakaçi, Hasani; Mihana, Reginaldo, Greca. Trajner:  Emiliano Çela

Komenti minutë pas minute:

90+3' Përfundon ndeshja, Partizani mposht Kastriotin me 4 gola dhe rimerr kreun e klasifikimit.

78' Partizani shënon të katërtin, Chrisitan Mba zvarrit portierin Sali dhe dërgon topin në rrjetë.

63’ Mensah merr vendin e Selmanit në radhët e Partizanit.

57’ Topi kalon nga një gjysmëfushë në tjetrën, me skuadrat që tashmë rrallëherë thumbojnë para portës. Megjithatë, mbeten krutanët më shpesh në kontroll të manovrës.

51’ Aksion i rrjedhshëm i krutanëve nga e djathta në të majtën e sulmit ku vjen Rami me shpejtësi, por gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar dhe nuk i afrohet portës.

51’ Zogaj nga e djathta nis një krosim në qendër, Rexhepi kontrollon sferën para sulmuesve të Kastriotit.

48' Kastrioti menjëherë në sulm, Santiago Selmani i sapofutur në lojë rrezikon me kokë por topi shkon mbi traversë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë.

45'+2' Tedi CARA "vallëzon" mes mbrojtësve dhe i "dhuron" golin e parë Selmanit.

44' Kastrioti reagon menjëherë, Mihana rihap ndeshjen.

40' Një "silurë" e vërtetë nga Massanga MATONDO, Partizani dyfishon avantazhin.

35' Zhbllokohet ndeshja, Tedi CARA ndez festën te Partizani.

23' Provon Atanaskoski me të parën nga distanca por Edmir Sali bën detyrën.

15' Goditje fluturmithi e Mihanas, fluturon edhe Rexhepi për të devijuar topin.

14' Tedi Cara avancon në krahun e majtë dhe shtron një top në zonë por as Mba dhe as Selmani nuk kordinohen siç 35 duhet.

9' Goditje dënimi për Kastriotin, Reginaldo provon por topi përplaset në mur.

1’ Starton sfida në stadiumin “Partizani”. Demat dhe Kastrioti synojnë vetëm 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga