
Roma ka fituar 1-0 me Feyenoord në finalen e Conference League të zhvilluar në Tiranë. Dueli u vendos nga goli i Zaniolo në të 31 minutë, teksa në fund festa i takon italianëve.
Për ironi të fatit, trofeun Romës ia ka çuar Lorik Cana, ish-laciali që është ambasador i këtij eventi. Krahas kreut të UEFA Ceferin edhe Armand Duka ka shpërndarë medalje për skuadrat.
Marash Kumbulla me flamurin kuqezi në dorë ka prekur dhe ngritur trofeun, ndërsa nuk mori minuta në këtë duel të shtëpisë. Festë verdhekuqe në Air Albania.
Galeria fotografike ()
Poll