![VIDEO/ Kukësi rikthehet te fitorja pas 16 ndeshjeve, goli i Beshirajt](https://cdnimpuls.com/newsport.al/wp-content/uploads/2024/03/-1000-0-bandicam-2024-03-11-15-12-35-210.png)
Kukësi 1-0 Laçi (Beshiraj 52')
Superiore: Java 27
Stadiumi: Kukës Arena
Arbitër: Albert Doda
Formacionet zyrtare:
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Selita, Zhongo, Lala, Reçi; Lleshi, Mingos; Salami, Hasaj, Beshiraj; Solodovnikov. Trajner: Bledar Devolli
Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Kurti, Dajko, Silva, Prodani; Manellari Kryeziu; Tresa; Ujka, Cordeiro; Sobowale. Trajner: Armando Cungu
Komenti minutë pas minute:
90+6' Përfundon ndeshja.
75' Tensione në fushë, arbitri ndal lojën pas përplasjes së dy skuadrave. (VIDEO)
60' Ujka gjuan në kufij të zonës, por topi gjen murin e mbrojtjes kuksiane.
58' Krosim identik si goli, Solodovnikov godet me kokër, por gjen reagimin fantastik të Dajsinanit. (VIDEO)
52' GOL! Krosim i lartë drejt zonës dhe Zhongo e shtron para portës, aty ku Beshiraj se ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. (VIDEO)
48' Serxho Ujka rrezikon brenda zone, por goditja e tij shkon jashtë.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
44' Salami driblon nga krahu i djathtë dhe pason për Mingos në kufij të zonës, mesfushori godet me të parën me gjuajtjen që shkon mbi traversë.
39' Prodani gjuan nga distanca dhe Tafas bllokon topin i cili mbetet brenda zonës. Tresa godet jashtë, por kurbinasit pretendojnë për ndërhyrje të gabuar ndaj tij. Gjyqtari konsideron aksion të rregulltë (VIDEO)
34' Krosim vertikal për Beshirajn i cili brenda zone nuk koordinohet mirë duke humbuar shansin e goditjes. (VIDEO)
28' Pretendim për penallti nga kurbinasit, mbrojtësi i Kukësit duket sikur prek topin me dorë, por gjyqtari vijon lojën (VIDEO)
18' Krosim nga këndorja dhe topi devijohet duke përshkuar pasqyerën e portës, por kuksianet nuk ia dalin ta shtyjnë në rrjetë. (VIDEO)
14' Manellari tenton vertikalizimin për Cordeiron brenda zone, por braziliani nuk arrin te topi.
1' Fillon ndeshja, skuadrat duan fitoren.