Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kukësi i falet Abazajt dhe Rrocës, Bylis "koleksionon" humbjen e dytë radhazi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kukësi i falet Abazajt dhe Rrocës, Bylis

Kukësi - Bylis 2-1

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca, Ethemi, Gavazaj,Shkurtaj Trajner: Shpëtim Duro

Bylis: Hidi, Ntephe, Janku, Goxha, Peposhi,  Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Hadroj, Ndreca, Guindo Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtar: Andi Koçi

Ndeshja: Një sfidë e luftuar nga të dy ekipet. Një ndeshje që ka dy fytyra. Pjesa e parë është më e mirë për mallakastriotët, por verilindorët tregohen cinikë teksa arrijnë të shënojnë me Abazajn. Më pas miqtë, barazojnë me Guindon. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-1, ndërsa në të dytën mjafton Eduart Rroca për nënkampionët për t'i dhënë 3 pikë mjaft të rëndësishme. Pas kësaj sfide, Kukësi ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 22 pikëve.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.

74'- Kukësi kalon në avantazh. Eduart Rroca shënon supergol.

46' Nis pjesa e dytë në "Elbasan Arena".

45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.

44'- Bylis barazon shifrat. Miqtë arrijnë të shënojnë golin e parë me Guindo.

28'- Rast i artë për Bylisin. Ndreca gjuan fort, por Xhika tregon muskujt.

21'- Supergol në Elbasan. Kristal Abazaj tregon vlerat e tij duke realizuar golin e parë të sfidës.
10'- Asnjë rast në 10 minuta lojë. Skuadrat mbrohen mirë dhe luftojnë fort në mesfushë.
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga