Skënderbeu 0-1 Kukësi
Kategoria Superiore: Java 5
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Laver Alla
Formacionet Zyrtare:
Skënderbeu (3-4-3): Alia; Prençi, Rabiu, Dumfur; Liço, Shaqe, Merlim, Frashëri; Rashica, Muharem, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic
Kukësi (4-4-2): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo, Mbarak; Basha, Momoh, Lala, Salami; Hasaj, Beshiraj. Trajner: Stavri Nica
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
78’ Pas një topi nga e djathta, Shaqe tenton në zonë të gjuajë, por topi ndalet nga mbrojtësit korçarë.
71’ Juri provon edhe ai me goditje dënimi, topi ndalet nga muri mbrojtës.
65’ Liço provon me një predhë nga distanca të befasojë Tafas, por gardiani grushton dhe largon rrezikun në katërkëndorin e tij
50' Skënderbeu gjen golin e barazimit me Rashicën, por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje dhe festa anulohet.
47' Dean Liço godet me të majtën nga distanca por pret portieri Alia.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
40’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, topi shkon te Nikaj i cili gjuan me forcë, duke fluturuar sferën shumë lart mbi traversë.
39’ Pas një tjetër goditje dënimi, Prençi tenton të gjejë portën, ndërsa një devijim e çon sferën jashtë.
29' Çfarë supergoli në Korçë, Kukësi shtang Skënderbeun me një magji të Endri Reçit.
19’ Shqetësim për portierin Alia i cili rrëzohet me kokë në tokë teksa kontrollonte topin në një dalje. Por pasi merr ndihmën mjekësore, gardiani i korçarëve rifillon lojën.
14' Krosim i lartë nga këndorja e Skënderbeut, Prençi godet me kokë por topi shkon drejt e në duart e Tafas.
12’ Pas një goditje nga këndi të vendasve, vjen një gjuajtje e lehtë që përfundon në duart e portierit Tafas.
11’ NIkaj nga e majta hyn në zonë por në fund është Lala i cili ndërhyn për t’i larguar topin nga këmbët.
6’ Rashica nga e djathta nis një pasim në qendër drejt Jurit, por Abdu kthehet dhe largon sferën në fundore.
1' Fillon ndeshja në Korçë, skuadrat në kërkim të fitores.