
LAÇI – KUKËSI 0-1
Laçi: Dajsinani, Cucin, Turkaj, Velkovski, Ziko, Manellari, Peterman, Adeleke, Bajramaj, Mazrekaj, Spahiu Trajner: Dejan Vukiçeviç
Kukësi: Tafas, Ilieski, Pereira, Ebert, Haxhiu, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Ndreca, Berisha, Gyasi, Barbosa Trajner: Enkelejd Dobi
Gjyqtar: Klodian Shahini
Ndeshja: Kukësi ka arritur të fitojë një ndeshje të rëndësishme në transfertë kundër Laçit. Ka mjaftuar goli i Barbosës, që verilindorët të marrin 3 pikë në fushën e vështirë të kurbinasve. Edhe pse bardhezinjtë tentuan të reagonin, në fund ishte skuadra e Dobit që fitoi në këtë javë të gjashtë të Superiores. Pas kësaj ndeshje Kukësi ngjitet në vendin e tetë me 5 pikë, kurse Laçi mbetet në të fundit me 3 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë.
84'- Babatunde mund të kishte bërë më mirë, por topi në drejtim të tij nuk kontrollohet si duhet.
61'- Mazrekaj provon me një goditje jashtë zone, por sfera shkon jashtë kuadratit.
54'- Gyasi ka një mundësi të mirë shënimi, por Dajsinani kontrollon mirë topin.
46'- Starton pjesa e dytë.
45'- Mbyllet pjesa e parë.
33'- Laçi tenton të shkojë përpara, por mesfusha kuksiane është e vendosur mirë.
19'- Kukësi në avantazh. Goditje këndi për verilindorët dhe Barbosa con topin në rrjetë.
5'- Skuadrat zhvendosen në mesin e fushës.
1’- Nis ndeshja në Laç.