Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Krasniqi dhe Rrahmani i kthejnë reston njëri-tjetrit, 3 gola dhe 2 asiste nga dyshja dardane

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Krasniqi dhe Rrahmani i kthejnë reston njëri-tjetrit, 3 gola

Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani kanë rrëmbyer gjithë skenën në derbin që Rapidi i Bukureshtit po fiton 4 me 0 ndaj FCSB. Pikërisht ndaj vendit të parë në Rumani, dyshja dardane ka shënuar tre herë, teksa dhe dy asistë mbajnë firmën e tyre.

Fillimisht Krasniqi asistoi për Albion Rrahmanin. Më pas Rrahmani bëri të njëjtën gjë Krasniqin, duke vulosur dhe fatet e takimit. Rrahmani nuk u mjaftoi me 1 gol, pasi plotësoi dopietën personale. Një mbrëmje për të mos u harruar kjo për të dy, që i shënuan të 3 golat në pjesën e dytë.

Ndërkohë dhe Florent Hasani e ka nisur titullar këtë ndeshje. Të tre lojtarët shqiptarë janë pikë kyçe për Rapidin e Bukureshtit, që mban aktualisht vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.

Goli i dytë për Rapidin i shënuar nga Rrahmani: (VIDEO)

Goli i tretë i shënuar nga Ermal Krasniqi dhe i katërti1 nga Rrahmani: (VIDEO)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga