Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Krali shqiptar” dhe “Mucinho”, Ernest Muçit i ‘ndryshojnë’ emrin te Legia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Krali shqiptar” dhe “Mucinho”, Ernest
Ernest Muçi është njeriu i momentit te Legia Varshavës. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon duke shënuar gola javë pas jave mes kampionatit dhe Europës. Në 13 ndeshjet e para të kampionatit, Muçi gjeti 5 herë rrugën e rrjetës ndërsa në debutimin e Legias në Conference League shënoi një dopietë që i dha fitoren polakëve përballë një kundërshtari si Aston Villa që luan në Premier League. Në minutën e 85-të u zëvëndësua nga trajneri me qëllimin e vetëm për të marrë ovacionet e publikut që nuk zhgënjeu aspak teksa u ngrit i gjithi në këmbë për të brohoritur emrin e djaloshit shqiptar. Ernest Muçi, ajo ‘ç’ pak e vështirë për t’u shqiptuar nga polakët të cilët i kanë ndryshuar emrin 22-vjeçarit. “Kral albanski”, shqip mbreti shqiptar, shkruajnë tifozët në komente ndërsa vetë klubi i Legias në një video të postuar në rrjete sociale ku ultrasit dhe lojtarët brohorasin në kor emrin e ish-lojtarit të Tiranës, shkruan: “Mucinho”, duke e ‘asimiluar’ Ernestin në një brazilian plot klas e hijeshi në lojë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Legia Warszawa (@legiawarszawa)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga