
PARTIZANI – KASTRIOTI 0-0
Kategoria Superiore, Java 8
Stadiumi “Elbasan Arena”
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Hoti, Matondo, Murataj, Da Silva, Cara, Skuka Trajneri: Giovani Colella
Kastrioti: Sali, Rami, Stojanovic, Selmani, Kodra, Hasani, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, Morbeck, Greca Trajner: Emiliano Çela
Ndeshja: Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja mes Partizanit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Pjesa e parë kishte shumë raste, ndërsa në të dytën të dy ekipet humbën ritmin e 45 minutave të para. Një ndeshje me dy ekipet që ndanë pikët. Pas kësaj sfide, Partizani ngjitet në vendin e parë të Superiores me 16 pikë, kurse Kastrioti në vendin e gjashtë me 10 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
80'- Ndeshja afrohet drejt fundit. Shumë pak raste për t'u shënuar në këtë pjesë të parë.
68' - Cfarë rasti për Da Silvën. E pabesueshme c'humb sulmuesi i kuq.
54'- Partizani nuk ndalet. Të kuqtë mbeten në zonën krutane, por pa mundur të zhbllokojnë rezultatin.
46'- Nis pjesa e dytë.
45+3'- Përfundon pjesa e parë.
45+1'- Partizani pranë golit. Aksion model i të kuqve, Cara ndalet nga shtylla.
43'- Partizani pranë golit. Lëvizje e bukur e Muratajt, i cili godet dhe e con topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
38'- Greca dëmtohet brenda zonës së Partizanit, por gjithçka e rregullt sipas gjyqtarit Hamiti
28'- Partizani provon me Hotin nga distanca, pret mirë Sali.
11'- Kastrioti pranë golit. Krosim i bukur nga Karakaci, Hasani me portën e zbrazur, nuk arrin ta cojë topin në rrjetë.
7'- Partizani pranë golit. Skuka merr zvarrë mbrojtjen krutane, gjuan, pret Sali. Topi shkon në këmbët e Hotit, i cili godet sërish, por prapë Sali i mohon golin.
3'- Karakaci provon nga distanca, pret mirë Rexhepi.
1’- Starton ndeshja në Elbasan.