Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kapitull i ri, histori e vjetër... Shqipëria dhe Sylvinho e nisin keq, Polonia mposht kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kapitull i ri, histori e vjetër... Shqipëria dhe Sylvinho e

Poloni 1-0 Shqipëri

Euro 2024

Kualifikuese

Stadiumi: PGE Norodowy

Gjyqtar: Slavko Vincic

Formacionet Zyrtare:

Polonia (4-4-2): Szczesny; Frankowski, Bednarek, Salamon, Kiwior; Kaminsky, Linetty, Zielinski, Zalewski; Lewandowski, Swiderski. Trajner: Fernando Santos

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj; Ramadani, Gjasula, Asllani; Asani, Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Sylvinho

Komenti minutë pas minute:

90+4' Përfundon ndeshja, Shqipëria e nis me humbje.

90' Akodrohen 4 minuta shtesë.

88'

80' Uzuni i rrezikshëm nga krahu i djathtë, pason një top për Seferin në shtyllën e parë por sulmuesi godet jashtë.

75' Largohen Cikalleshi dhe Asllani, në fushë Seferi me Bajramin.

70' Largohet Jasir Asani, në vendin e tij një tjetër debutues, Anis Mehmeti luan minutat e para me Shqipërinë

63' Lewandowski "bën Messin" me mbrojtësit e Shqipërisë, Strakosha nxitohet me daljen nga porta

62' Tjetër goditje nga Asllani por topi hskon jashtë.

58' E pabesueshme, UZUNI dhe ASLLANI "bombardojnë" portën por Szczesny mohon festën kuqezi

51' Rrezik nga Polonia, Lewandowski pason majtas për shokun e skuadres por ai godet lehte ne duart e Strakoshës.

46' Nis pjesa e dytë, s'ka ndryshime nga skuadrat.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.

41' Të pafat, Shqipëria pëson golin nga pakujdesia e mbrojtjes. Shenon Swiderski

38' Goditje dënimi, kroson Asani por në rrëmujën e zonës largojnë në fund mbrojtësit polak.

33' Hysaj i vetëm afër këndores së majtë, hedh një top tokas në zonë por largojnë polakët.

29' Gabon Asllani, Lewandowski futet i vetëm në zonë por Mihaj bën heroin e Shqipërisë

27' Sërish i njëjti aksion, sërish i njëjti përfundim. Gjasula shpëton edhe njëherë.

26' Polonia e rrezikshme, Kaminsky shtron një top në zonë por pastron Gjasula me shpejtësi.

22' Sokol CIKALLESHI karikon të majtën nga distanca, "dridhen" polakët në Varshavë

20' Asani fiton një goditje standarte dhe kroson në zonë por polakët e çojnë në këndore. Kroson sërish Asani por kësaj rradhe pastrohet nga zona.

14' Strakosha thirret në detyrë, Zalewski godet nga distanca por pret në dy kohë gardiani shqiptar.

8' Cikalleshi i vjedh topin Frankowskit dhe futet majtas në zonë, tenton të pasojë por nuk gjen shokët e skuadrës.

5' Uzuni avancon në krahun e majtë, pason për Cikalleshin në zonë por sulmuesi nuk arrin të kontrollojë topin.

1' Starton ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga