
Pas fitores mbreslënëse që Shqipëria mori mbrëmjen e së enjtes së 12 tetori përballë Çekisë, tashmë Kombëtarja është gati për një tjetër sfidë, por kësaj herë miqësore.
Shqipëria do të përballet të marten e 17 tetorit kundër Bullgarisë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00. Një sfidë që do t’i vlejë shumë Sylvinhos për të parë elementët e ri të ekipit, por edhe një ndeshje “feste” pas atij triumfi 3-0.
Me anë të një video të postuar në faqen zyrtare të FSHF-së, Nedim Bajrami dhe kapiteni Berat Gjimshiti i bëjnë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumë të numër në ndeshjen përballë bullgarëve.
Poll