
Iran 0-1 SHBA (Pulisic 38')
Kupa e Botës Katar 2022
Grupi B
Stadiumi: Al Thumama
Gjyqtar: Mateu Lahoz
Formacionet Zyrtare:
IRANI (4-4-2) – Beiranvand; Rezaeian, Hosseini, Pouraliganji, Mohammadi; Nourollahi, Ezatolahi, Hajisafi, Gholizadeh; Azmoun, Taremi
SHBA (4-3-3) – Turner; Dest, Carter-Vickers, Ream, Robinson; McKennie, Adams, Musah; Weah, Sargent, Pulisic
Komenti minutë pas minute:
90+10' Mbyllet ndeshja. SHBA kalon me tej, Irani e mbyll ne vendin e trete te Grupit B
90+9' Pretendime per penallti nga irani, VAR qeteson amerikanet
90+3′ Irani flirton me golin e barazimit, gjuajtja e numrit 8 Puraliganji, shkon ngjitur me shtyllën. Nuk iu besojnë syve iranianët, me fat Amerika në këto minuta
83′ Irani pretendon për penallti, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin dhe VAR-in, gjithçka e rregullt.
70′ Irani e ka rritur ndjeshëm rrezikshmërinë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e amerikanëve.
52′ Pranë golit të barazimit Irani me Ghodos, që provoi me kokë brenda zonës, por nuk u koordinua siç duhet duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
46' Nis pjesa e dyte. Tek SHBA-ja largohet Pulisic, i dëmtuar, pas goditjes që mori te goli i shënuar, teksa vendin e tij e merr Aaronson, ndërkohë te Irani largohet Azmoun për Ghodos.
45+8 Mbyllet pjesa e pare
45+7 Amerikanet shenojne te dytin me Weh por anesori e ndal per pozite jashte loje te sulmuesit
39' GOOOL, shenojne amerikanet, Dest njerr te vetem para portes kapitenin Pulisic qe dergon topin ne rrjete
33' SHBA vazhdon te rrezikoje iranianet, Sargent kthen topin ne zone per Weah por sulmuesi nuk tregohet i sakte
18′ Minuta mjaft të mira për SHBA-në që duket se ka marrë “frenat” e lojës në dorë, teksa iranianët provojnë të rrezikojnë me kundërsulme.
11′ Tjetër kërcënim i amerikanëve, kësaj here ishte Pulisiç që provoi me kokë, por kontrolloi pa probleme portieri Beranvand. Gjuajtja e futbollistit të Çelsit ishte qendrore.
11' Rasti i pare, McKennie kroson ne zone per Pulisic por goditja e tij me koke shkon ne duart e portierit
1' Starton sfida