Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Ka raste, por jo gola! Shqipëria U-21 barazon përballë Finlandës në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ka raste, por jo gola! Shqipëria U-21 barazon përballë

SHQIPËRIA U21 0–0 FINLANDA U21

Shqipëria u21 ka barazuar përballë Finlandës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në barazim 0-0, me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë.

Pavarësisht se kuqezinjtë e Bushit krijuan shumë raste me Berishën, Pajazitin dhe Shpendin, nuk ia dolën që të gjenin rrugën e rrjetës, duke marrë kështu një barazim përballë një kundërshtari direkt.

Pas këtij barazimi, Shqipëria mbetet në vendin e tretë në grup me 10 pikë, ndërsa Finlanda në vendin e katërt me 7 pikë.

Kualifikuese: Euro 2025 Stadiumi: "Air Albania" Arbitër: Michal Očenáš (Sllovak) FORMACIONET ZYRTARE: SHQIPËRIA: Simoni, Smajli, Dajko, Gjini, Buxhelaj, Berisha, Pajaziti, Fetai, Kurtulan, Shpendi, Bajrami. Trajner: Alban Bushi FINLANDA: Bergstrom, Ylitolva, Koski, Jansson, Lehtiranta, Vaananen, Pyyhtia, Walta, Terho, Talvitie, Skytta. Trajner: Mika Lehkosuo Rastet e ndeshjes: 90+5' Mbyllet ndeshja. 74' Pajaziti pranë golit. (VIDEO) 62' Super goditje nga Medon Berisha, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 53' Shpendi shumë pranë golit, topi tund rrjetën e jashtme. (VIDEO) 45' Mbyllet pjesa e parë. 43' Stiven Shpendi krijon "iluzion" goli. (VIDEO) 20' Medon Berisha tenton supergolin. (VIDEO) 12' Finlanda pranë golit, Simon Simoni kryen super pritje. (VIDEO) 1' Starton sfida në "Air Albania".
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga