Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Juxhin XHAJA bëhet lëmsh në Kamëz, nxjerr me të kuq Aleksin që provoi të shuante sherrin e madh

Shkruar nga NEWSPORT

Sfida mes Kastriotit dhe Tiranës pati një sherr në fushën e lojës në minutën e 80-të. Lojtarë të dy skuadrave u përplasën me njëri-tjetrin. Çela dhe Hasani ishin “nismëtarët” e këtij sherri që u deshën ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Pikërisht kur zihen dy vetë do e pësojë një i tretë. Kjo ndodhi me Albano Aleksin, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por Juxhin Xhaja bëhet lëmsh dhe në fund nxjerr me të kuq “motorin” e mesfushës së kampionëve.

Ndëshkimi me të kuq ka nervozuar edhe më shumë ish-lojtarin e Tetutës, i cili  vrapoi drejt anësorit për t’i shpjeguar se nuk ishte ai që nisi sherrin, por ndërhyri për të qetësuar lojtarët. Shpjegimi i tij nuk vlejti dhe u largua nga fusha e lojës.

Kujtojmë se me të kuq u ndëshkua edhe Çela i cili nisi sherrin me Hasanin, por Aleksi ishte më i pafajshmi në përplasjen mes lojtarëve. Tashmë Tirana do të vuajë mungesën e ish-lojtarit të Teutës në duelin me durrsakët në ndeshjen e javës së 23-të të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga