Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Juventusi “shpartallon” Frosinonen dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventusi “shpartallon” Frosinonen dhe shkon në

JUVENTUS 4-0 FROSINONE (Milik 11', 38', 48', Yildiz 61')

Juventusi fitoi pa probleme përballë Frosinones në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Coppa Italia. Sfida e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të vendasve, me këta të fundit që shkojnë në gjysmëfinale.

Milik ishte ylli absolut i kësaj mbrëmje, me polakun që gjeti tre herë rrugën e rrjetës. Teksa golin e katërt për të besuarit e Massimiliano Allegrit e shënoi talenti turk, Yildiz. Juventusi merr një fitore bindëse dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku e pret Lazio.

Kupa e Italisë: Çerek-finale

Stadiumi: “Allianz Stadium”

Arbitër: Juan Luca Sacchi

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS: Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Weah, McKennie, Locatelli, Miretti, Kostic; Ylidiz, Milik. Trajner: Massimiliano Allegri

FROSINONE: Cerofolini; Okoli, Romagnoli, Lusuardi; Garritano, Brescianini, Mazzitelli, Lirola; Harroui, Ibrahimovic; Kaio Jorge. Trajner: Eusebio Di Francesco

Komenti minutë pas minute:

61' GOOOOL! Yildiz shënon golin e katërt për Juventusin. (VIDEO)

48' GOOOOL! Milik nuk ka të ndalur, polaku shënon të tretin. (VIDEO)

38' GOOOOL! Milik dyfishon shifrat. (VIDEO)

18' Ibrahimovic pranë golit, por goditja e shqiptarit është e lehtë. (VIDEO)

11' GOOOOOL! Juventus kalon në avantazh. Milik nuk gabon nga 11-metërshi. (VIDEO)

1’ Starton sfida Juve-Frosinone në “Allianz Stadium”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga