
Italia ka fituar 2 me 0 përballë Ekuadorit. Ndeshja miqësore u vendos me nga një gol për secilin pjesë.
Pjesën e parë e vendosi Lorenzo Pellegrini me supergolin e shënuar në minutën e tretë. Për të vulosur gjithçka mendoi Barella, kur luhej minuta e 94’ dhe e fundit e takimit.
Ky takim miqësor u luajt në “Red Bull Arena” të ShBA-së. Kujtojmë se 3 ditë më parë, përfaqësuesja italiane ia doli të fitonte përballë Venezuelës me rezultatin 2 me 1. Në anën tjetër Ekuadori pëson një humbje pas 6 ndeshjeve, ku numëronin 4 fitore dhe 2 barazime.
Goli i Lorenzo Pellegrinit: (VIDEO)
Goli i Barellas: (VIDEO)
Poll