
Benfica 0-2 Inter
UEFA Champions League
Raundi 1/8: Ndeshjet e para
Stadiumi: da Luz
Formacionet Zyrtare:
Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, A. Silva, Morato, Grimaldo; Florentino, Chiquinho; Joao Mario, Aursnes, Rafa Silva; Ramos. Trajner: Roger Schmidt
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Lukaku, Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi
Komenti minutë pas minute:
90+4' Përfundon ndeshja.
82' Romelu LUKAKUUU, Inter dyfishon avantazhin me 11-metërsh
66′ E pabesueshme çfarë humbet Mkhitaryan. Aksion model i Interit, por nuk finalizohet me sukses nga mesfushori armen.
56' Rrëmujë e madhe në zonën zikaltër, Benficaën e ndajnë centimetrat nga goli i barazimit
51' Krosim perfekt dhe goditje në cepin e portës, Bastoni - Barella kalojnë në avantazh Interin
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet pjesa e parë.
25' Predha e Acerbit, mbrojtësi italian “flirton” me eurogolin
19' Goditje fluturimthi nga Joao Mario por topi shkon mbi tranversë.
13′ Florentino provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
9′ Krosim i Dimarcos nga e majta për Dzekon, sulmuesi boshnjak prek topin me kokë, por nuk koordinohet siç duhet, sfera shkon jashtë kuadratit.
7′ Goditje e parë nga këndi e fiton Interi, por pa rrezik në portën e skuadrës portugeze. Harkimi i Brozovic shkon jashtë kuadratit.
5′ Duel i luftuar, me të dyja skuadrat që e kanë përqëndruar ndeshjen në mesfushë.
1' Fillon ndeshja