
Inter do të ndeshet në finales e Superkupës së Italisë me Napolin, pasi ka mposhtur me rezultatin 3 me 0 Lazion në gjysmëfinale.
Ndeshja ishte totalisht e dominuar nga zikaltërit. Thuram u kujdes për të shënuar golin e vetëm në pjesën e parë. Gjatë pjesës së dytë, Calhanoglu shndërroi në gol një penallti dhe Frattesi vulosi ndeshjen.
Pati minuta dhe për Kristjan Asllanin, që krijoi dhe tjetër rast për gol. Ai u fut në fushën e lojës në minutën e 81’, madje duke krijuar dhe rast për gol.
Me goditje nga jashtëzone, Asllani tentoi të gjente rrjetën. Portieri i Lazios u tregua i vëmendshëm duke e devijuar topin në goditje këndi.
Për Lazion mund të permendet vetëm 1 gol i anuluar, pasi nuk patën asnjë goditje tjetër në portë. Zhgënjim total nga djemtë e Sarrit.
Rasti i Asllanit: (VIDEO)
Momenti kur Asllani futet në lojë: (VIDEO)
Goli i Thuram. 1-0. (VIDEO)
Goli i Calhanoglu dhe Frattesit. (VIDEO)