VIDEO/ Impiant modern në Kategorinë e Dytë, ekipi drejt rikthimit në shtëpi
Shkruar nga NEWSPORT
Punimet në stadiumin modern të Vorës janë drejt përfundimit. Ekipi që militon në Kategorinë e Dytë shumë shpejt do të jetë i gatshëm të mirëpresi sfidat në shtëpinë e saj. Një projekt i cili erdhi si fryt i bashkëpunimit të dypalshëm nga FSHF dhe klubi i Vorës që është nën administrimin e bashkisë.
Një infrastrukturë e re që pritet të gjallërojë të gjithë komitetin rreth zonës. Stadiumi i cili do të jetë tepër modern për nga kushtet që do të ofrojë. Ekipi i Vorës gjithashtu do të ketë në dispozicion dhe një fushë stërvitore.
VIDEO: