VIDEO/ I ndodh Arlind Ajetit, presidenti i ekipit kundërshtar zbret në fushë dhe i bën ofertë
Shkruar nga NEWSPORT
Arlind Ajeti është ndeshur me një situatë të pazakontë pas ndeshjes kundër Adana Demirspor. Skuadra e tij, Cluj nuk arriti të shkonte më tej. Megjithatë paraqitja e mbrojtësit tonë të Kombëtares mori vëmendjen e presidentit turk, Murat Sançak.
Ky i fundit, menjëherë pas takimit zbriti në fushë duke takuar qendërmbrojtësin tonë. Siç bëjnë me dije mediet e huaja, ai i bëri ofertë për ta transferuar.
“Ne do e blejmë këtë”, mësohet të ketë thënë Sançak teksa i fikson dhe emrin në fanelë. Kujtojmë që Ajeti u transferua te Cluj në këtë merkato vere.