
Alesio Hyseni është një nga lojtarët e Partizanit që është huazuar te Klaksvik në Ishujt Faroe gjatë merkatos së janarit. Mesfushori vlonjat ishte protagonist ditën e djeshme duke shënuar gol në fitoren 4-1 që skuadra e tij mori ndaj Vikingur. 23-vjeçari e nisi këtë ndeshje titullar ashtu si edhe takimet e tjera dhe në minutën e 88-të shënoi golin e 4-të për Klaksvik duke vulosur përfundimisht fitore.
Ky ishte goli i tij i parë në këto 7 ndeshje të luajtura deri më tani pas pandemisë së Covid-19. Hyseni është i huazuar deri në fund të sezonit në Ishujt Faroe, ndërsa mbetet për t'u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Poll