Xhuliano Skuka është lojtari i momentit në vendin tonë. Sulmuesi i Partizanit është në qendër të vëmendjes për golin e shënuar ndaj Armenisë me fanelën Kombëtares në fitoren 2-0. Pas takimit, lojtari dibran u drejtua nga tifozët kuqezi duke i dhënë atyre fanelën.
Pikërisht në atë takim dëshmitarë të paraqitjes së mrekullueshme të Skukës ishin babai dhe nëna e tij. Të pozicionuar në tribunën VIP ata ndoqën nga afër paraqitjen e të birit. Në videon e siguruar nga Newsport.al shihen të dy prindërit të emocionuar teksa Skuka përshëndetet me tifozët.
Poll