
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur këtë fundjavë në ligën amatore të Uellsit. Një tifoz është futur në fushë dhe ka sulmuar arbitrin, duke i sjellë pasoja serioze për shëndetin. Incidenti i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen mes Barry Athletics Fc dhe Fc Pumas. Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20 kur rezultati ishte 1-1. Organizatorët janë shprehur se ishin të përqëndruar te ndeshja, duke hequr nga supet çdo përgjegjësi.
Poll