Astana 1-0 Partizani
UEFA Conference League
Raundi i 3-të: Ndeshja e parë
Stadiumi: Astana Arena
Arbitër: Donald Robertson (Skocez)
Formacionet Zyrtare:
Astana (4-4-2): Condric; Beysebekov, Marochkin, Amanovic, Vorogovskiy; Hovhannisyan, Loncar, Ebong, Ourega; Aimbetov, Darboe. Trajner: Grigory Babayan
Partizani (4-2-3-1): Qirko; Zekolli, Sota, Kocijan, Hadroj; Murataj, Mehmeti; Taipi, Rrapaj, Cara; Grezda. Trajner: Zoran Zekic
Komenti minutë pas minute:
90+9' Përfundon ndeshja.
90’ Përsëri gol për vendasi dhe përsëri me Tomasov me një gjuajtje të shkëlqyer. Por është përsëri vijërojtësi dhe sistemi VAR që e konfirmojnë në pozicion jashtë loje.
85’ Darboe hyn në zonë dhe shmang mbrojtësit duke gjuajtur drejt portës. Megjithate topi shkon jashtë.
78’ Cara nis një top të mirë në zonë në zhvillimin e një goditje këndi, Sota me kokë devijon e në fund Murataj nuk ia del që të kthejë sferën drejt portës.
77’ Një goditje e fortë e Rrapajt bllokohet nga mbrojtja vendase.
68' Pas konsultimit të gjatë nga VAR, goli anulohet për offside në nisje të aksionit.
67' Supergol nga Astana, Partizani pëson të dytin.
63' Sërish Arinaldo Rrapaj, por perfundimi është i njëjtë. Topi shkon pak centimetra larg shtylles.
54' Rrapaj pranë golit, mesfushori gabon para portës.
50' Qirko shpeton Partizanin, gardiani pret goditjen brenda zones.
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet pjesa e parë.
41' Ndëshkohet Partizanit, Astana kalon në avantazh.
30' Në vështirësi Partizani, Darboe dhe Aimbetov trembin brenda zonës, por të kuqtë shpëtojnë fatmirsisht.
24’ Darbo pengohet në zonë nga Prekën, gjyqtari merr sinjalizimin nga VAR-i në kufje dhe bën shenjë që loja të vazhdojë.
23’ Grezda nuk ia del më pas sprintit të fundit dhe ulet në fushë, Zekiç hedh në fushë Prekën.
21’ Rrapaj dhe Taipi nisin në kundërsulm në krahun e djathtë por Grezda mbulohet nga mbrojtësit kundërshtarë dhe nuk përfiton nga pasimi që do e niste drejt portës.
12' Rrezikohet porta e Partizanit, Kocijan nuk mbulon siç duhet Darboe me sulmuesin që gabon në goditjen me kokë.
9' Goditja e parë në portë nga Astana, Aimbetov provon nga distanca e largët por qendrore për Qirkon.
1' Fillon ndeshja në Kazakistan, Partizani kërkon një rezultat pozitiv.