
Bylisi u mposht sot në Shkodër nga Vllaznia me rezultatin 2-1. Megjithatë vendimet e gjyqtarit Ardian Beqiri irrituan drejtuesit e mallakastriotëve. Presidenti Besnik Kapllanaj foli pas takimit duke u shprehur i shqetësuar me mënyrën se si trajtohet ekipi i tij nga gjyqtarë të veçantë.
Duket se mërzia s'e ka përmbajtur as në shkallët e stadiumit "Loro Boriçi". Në një video të postuar nga "Sport nga Bajraktari" shihet Kapllanaj që i drejtohet delegatit Bujar Pregja: "Ti je kryekur*a", ndërsa vazhdojnë një sërë te sharash ndaj kryetarit të kolegjiumit të arbitrave të Tiranës
Video e momentit:
Poll