VIDEO/ Humbën derbin, por fituan jashtë fushe... Çfarë vizioni nga klubi i Tiranës, leksione bardheblu nga kryeqyteti
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana doli e mposhtur nga “Air Albania” në derbin me Partizanin, ku goli i Xhuliano Skukës do të ishte vendimtarë në këtë takim. Bardheblutë humbën derbin në fushën e lojës, por ata mbetën kampionë jashtë fushën së blertë.
Një klub me shumë vizion janë kryeqytetasit, të cilët jemi mësuar t'i shikojmë që herë pas herë të përçojnë edhe mesazhe të rëndësishme dhe me shumë kuptim. I tillë ishte edhe rasti në “Air Albania” pak përpara se të startonte derbi i madh.
Bardheblutë ishin kujdesur që të bënin pjesë të derbit një grup njerëzish me aftësi ndryshe, për t’i surprizuar përpara festave të fundvitit. Pamjet që u panë në stadium ishin vërtet të mahnitshme, ku fusha u pushtua nga vizioni për jetën dhe “dashuria” për TIRONËN. Pjesë e kësaj minifestë ishin edhe lojtarët e akademisë së Tiranës, ndërsa spektakli do të vazhdonte edhe më grupin e kërcimit, për t'i lënë më pas radhën lojtarëve.