
Arlind Ajeti është rikthyer në protagonist absolut gjatë ndeshjes së javës së 16-të në Serie C. Qendërmbrojtësi i Kombëtares duket që ka rigjetur motivimin e duhur që pas grumbullit të fundit nga Reja.
Pordenone nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në këtë takim. Dygolat e Ajetit nuk ishin të mjaftueshëm për ekipin kryesues së Serie C, në takimin e sotëm ndaj Pro Patria. Sfida a u mbyll me shifrat 2-2 ku Ajeti hapi serinë e golave në minutën e 50 e më pas çdo gjë u barazuar vetëm 10 minuta më pas.
Minutat e fundit folën për ekipin e Pordenone ku gjeti përsëri avantazhin me anë të Ajetit në të 84’, por festa nuk zgjati më shumë se 2 minut pasi miqtë barazuan përsëri.
VIDEO:
Poll