
Arsenal dhe Juventus janë duke zhvilluar një miqësore mes tyre në Emiratës Stadium të Topçinjve. Titullar për londinezët është edhe mesfushori Granit Xhaka i cili rikthehet për herë të parë me fanellën e Arsenal pas aventurës në Botëror me Zvicrën.
Mirëpo, rikthimi nuk ka qenë siç pritej teksa futbollisti me origjinë shqiptare ka shënuar një autogol pak momente para fundit të pjesës së parë që i jep avantazhin e deritanishëm bardhezinjëve. Pesha e këtij gabimi, sigurisht është më e lehtë pasi është thjeshtë një ndeshje testuese para rifillimit të futbollit vendas.
Poll