
Besiktas 3-1 Tirana
UEFA Conference League: Kualifikuese
Raundi 2: Ndeshja e parë
Stadiumi: Vodafone Arena
Arbitër: Daniel Schlager (Gjerman)
Formacionet Zyrtare:
Besiktas (4-3-3): Gunok; Rosier, Uysal, Colley, Masuaku; Uçan, Hadziahmetovic, Fernandes; Bulut, Aboubakar, Muleka. Trajner: Senol Gunes
Tirana (4-2-3-1): Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila; Hasani, Lushkja, Latifi; Abazaj. Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+6' Përfundon sfida.
90+4' Besiktas shënon golin e 3-të.
83' Gooool, shënon Tirana. Rimal Haxhiu shtron një top për Kaina Nunes i cili shënon në debutimin e tij me bardheblutë.
81' Florent Hasani provon me të majtën në kufij të zonës, por topi përplaset në këmbët e Hadziahmetovic.
70' Mundësi e artë për Tiranën, Kristal Abazaj gabon para portës.
68' Onana futet rrezikshëm brenda zonës, Bruno Lulaj arrin ta bllokojë duke pastruar zonën.
61' 'Penallti' në lëvizje për Besiktas, Aboibakar godet fluturimthi, por Selmani shpëton Tiranën nga goli i 3-të
56' Latifi driblon bukur në krahun e majtë, tenton një krosim parabël për Hasanin dhe Abazajn por tepër i fortë teksa topi shkon në duart e portierit.
53' Krosim i lartë i turqve drejt zonës, por del Selmani duke qetësuar lojën.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
42' Kundërsulm edhe nga Besiktas, por turqit e shfrytëzojnë dhe shënojnë të dytin me Muleka.
41' Tirana kundërsulmon rrezikshëm, por bllokohet në fund.
38' Rrezikon sërish Besiktas, traversa i ndan nga goli i dytë.
35' Aboubakar shënon golin e dytë, por anulohet për offside.
30' Rosier avancon në krahun e djathtë dhe hedh një top në pikën e penalltisë. Aty zbuluar del Aboubakar i cili del huq në goditjen e topit.
21' Shënon Besiktas, Bulut tund rrjetën pas një krosimi të Masuakut duke fituar duelin me Përgjonin.
19' Jonuzi godet fort nga distanca, topi devijohet nga Uysaj dhe shkon në këndore.
17' Hadziahmetovic provon nga distanca me të majtën, sfera shkon mbi traversë.
6' Krosim i rrezikshëm i Bulut në qendër të zonës. Aboubakar arrin i pari te topi por sfera shkon ngjitur me shtyllën.
4' Gabim në mesfushë nga Fernandes, Lushkja tenton topin e gjatë për Latifin por bllokohet nga Uysal.
1' Fillon ndeshja në Stamboll.