
Kanë përfunduar 4 takime të tjera, që ishin programuar për t’u luajtur gjatë ditës së sotme në Premier League. U prodhuan 12 gola me kampionatin anglez, që si gjithmonë nuk zhgënjen.
Më herët ditën e sotme Liverpool barazoi me rezultatin 2-2 në transfertën e Fulham. Kjo ditë do të mbyllet nga sfida mes Everton dhe Chelsea, që fillon prej orës 18:30.
Në sfidat që sapo u mbyllën, spikati fitorja e Tottenham me përmbysje. Fakt interesant që asnjë ndeshje nuk u mbyll në barazim. Kështu tre pikët e para i morën Bournemouth, Leeds, Newcastle dhe Tottenham, që i shtohen Arsenalit nga dje.
Rezultatet e ndeshjeve:
Bournemouth 2-0 Aston Villa
Leeds 2-1 Wolves
Newscastle 2-0 Nottingham
Tottenham 4-1 Southampton
Goli që i hapi rrugë përmbysjes së Tottenham:
⚪️ GOAL!
— Goal Replays (@footygolazos) August 6, 2022
Eric Dier sends Tottenham Hotspur ahead#Tottenham [2] - 1 Southampton#TOTSOU | #THFC
pic.twitter.com/YjgZDmmx22