Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Gola dhe përmbysje në Rrogozhinë, blerjet e reja të Egnatias “likuidojnë” Erzenin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gola dhe përmbysje në Rrogozhinë, blerjet e reja të

EGNATIA 3 – 2 ERZENI (Spahiu 58', Montenegro 76', Ibrahimoglu 79' / Younes 4', Zeka 74')

Egnatia dhe Erzeni janë përballur për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Supriore. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren me përmbysje 3-2 të vendasve.

Golat për Erzenin u shënuan nga Younes dhe Zeka, ndërsa për Egnatian rrugën e rrjetës e gjetën Spahiu, Montenegro dhe Ibrahimoglu. Këto të fundit kujtojmë që janë dy nga blerjet e fundit të rrogozhinasve.

Me këtë fitore, Egnatia mbetet në vendin e parë në kuotën e 46 pikëve, plot 10 më shumë se Partizani. Ndërsa Erzeni renditet në vendin e shtatë me 22 pikë të grumbulluara pas 21 javësh kampionat.

Abissnet Superiore: Java e 21-të

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Klodian Prenga

Formacionet zyrtare:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Dylis, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Spahiu, Gjata, Ndreca. Trajner: Edlir Tetova

ERZENI: Puja, Maliqi, Sadiki, Atanda, Peposhi, Alba, Kahrimanoviç, Mëllugja, Younes, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi

Komenti minutë pas minute:

79' GOOOOL! Ibrahimoglu përmbys sfidën. (VIDEO)

76' GOOOOL! Montenegro barazon përsëri rezultatin. (VIDEO)

74' GOOOOOL! Zeka rikthen Erzenin te avantazhi. (VIDEO)

58'- Egnatia gjen golin e barazimit. Donald Mellugja mban topin me shume sec duhet dhe lojtaret rrogozhinasit ia rrembejne ate dhe ne fund Spahiu tund rrjeten e Pujes. VIDEO

56'- Egnatia provon me goditje standarte, por kete here Atanda shpeton shijakasit.

54'- Bruno Puja kthehet ne "hero", pret gjuajtjen e rrogozhinasve. VIDEO

46'- Nis pjesa e dyte. Egnatia kerkon te shmange humbjen.

45+1'- Mbyllet 0-1 pjesa e pare per Erzenin.

38'- E pabesueshme cfare ka pritur Sherri. gardiani i Egnatias i thote "JO" golit te Kahrimanovic. VIDEO

36'- Erzeni prane golit te dyte, aksioni i nisur nga shijakasit nuk konkretizohet sic duhet nga Zeka. VIDEO

30'- Provon edhe Aleksi, por gjuajtja e ish-i te Tiranes perfundon mbi traverse.

28'- Egnatia kembengul per golin e barazimit, por shijakasit jane te vendosur mire ne fushe.

21’- Mihana lëshon të djathtën drejt portës, por goditja është e lehtë dhe Sherri e pret lehtësisht.

20’- Aleksi tenton të dërgojë një top tek Spahiu, por sfera përfundon në duart e Pujës.

11'- Ndreca proteston per nje penallti per prekje te topit me dore nga Sadiki, por per Prengan nuk ka dicka te tille. VIDEO 

9'- Vendasit nisen serish ne kundersulm me Ndrecen, por ky i fundit ndalet mire nga Maliqi. VIDEO

6'- Pergjigjet Egnatia menjehere, rrogozhinasit afer golit te barazimit.

4'- I mjaftojne vetem 4 minuta Erzenit per te shenuar golin e avantazhit. Younes gjen golin e pare me shijakasit. VIDEO 

1’- Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, Egnatia – Erzeni përplasin “brirët” për 3 pikët

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga