Ylber Ramadani ka shënuar me siguri golin më të bukur në karrierë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën për herë të parë në Serie A në ndeshjen mes Lecce dhe Frosinone e cila u mbyll në shifrat 2-1 për vendasit.
Golin e dytë e shënoi pikërisht shqiptari me një supergoditje nga distance e largët duke i dhënë 3 pikë ekipit të tij në minutën e 89-të të sfidës.
Ramadani është kthyer në një titullar absolut te Lecce duke qenë ndër lojtarët me më shumë minuta në elitën e futbollit italian. Në ndeshjen e sotme përballë kishte dy shqiptarë të tjerë, Arijon Ibrahimovic i cili ishte titullar dhe Marvin Çuni nga stoli.
Goli i Ramadanit: VIDEO
Poll