
Ndeshja në Ligën e parë të Turqisë mes Akhisarspor dhe Menemenspor e cilësuar edhe si "derbi" i shqiptarëv ka përfunduar me rezultatin 2-2. Cilësohet derbi i shqiptarëve për shkak se me ekipin e Akhisarspor aktivizohet sulmuesi Sokol Cikalleshi, ndërsa me Menemenspor, dy ish të ekipit të Laçit, Gentian Selmani dhe David Domgjoni.
Në sfidën e luajtur ditën e sotme në orën 17:00, të tre futbollistët e kanë filluar sfidën nga minuta e parë me ekipet e tyre. Teksa ekipet në fund janë ndarë me nga një pikë secila, Cikalleshi ka arritur të mposht personalisht dy patriotët e tij, pasi në minutën e 67 ka arritur të shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Cikalleshi e ka kaluar topin mes këmbëve të Domgjonit dhe në cepin e portës së Selmanit. Cikalleshi arriti të çonte rezultatin në 2-0 me golin e tij, por ekipi kundërshtar u përgjigj në fund të ndeshjes me dy gola përkatësisht në të 78' dhe 89'.
Sokol Cikalleshi'nin golü #akhisarspor #gol pic.twitter.com/RrBkHJmYIZ
-- akhisarsporlu (@greenholigan7) February 10, 2020