Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Gol in "extremis", Egnatia shtang Skënderbeun në minutën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol in "extremis", Egnatia shtang Skënderbeun në

Skënderbeu – Egnatia 0-1

Kupa e Shqipërisë, Faza 1/8

Gjyqtare: Emanuela Rusta

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Ruçi, Prençi, Frashëri, Hysolli, Zenullari, Ali, Peçani, Liço, Lika, Vecaj, Sumaila Trajner: I.Gvozdenoviç

Egnatia: Puja, Kacbufi, Selita, Goxha, Atanda, Lila, Kasa, Agbekpornu, Mëllugja, Meçja, Mihana Trajner: Sh.Duro

Ndeshja: Egnatia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në transfertë kundër Skënderbeut. Duhej të vinte minuta e 95-të që rrogozhinasit të triumfonin me Paulauskas. Ky i fundit i afruar në merkaton e dimrit shënoi një supergol duke lënë shije të mirë të mirë në stafin teknik. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në datën 2 shkurt.

Komenti minutë pas minute:

 

90+5'- Egnatia befason dhe realizon në minutën e 95'.

90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

80'- 10 minuta nga fundi, kjo sfidë duket se i po i drejtohet barazimit.

67'- Donald Mëllugja provon nga distanca, por pret portieri Puja.

53'- Gresild Lika provon me një gjuajtje nga brenda zone, por nuk ka shënjestrën e duhur.

46'- Starton pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë. Mbyllet pjesa e parë.

 

37'- Egnatia pranë golit. Goditje e bukur nga distanca me Kasën, por portieri Ruçi bën mrekullinë.

35'- 10 minuta nga fundi, asnjë rast për t'u shënuar në portat respektive.

27'- Lila provon nga distanca, portieri Ruçi në gatishmëri.

20'- Ndërhyrje e gabuar nga Jurgen Goxha. Emanuela Rusta nuk e kursen kartonin e verdhë.

16'- Rast i mirë për Egnatian, por është portieri Ruçi ai që neutralizon gjithcka.

10'- Të dy skuadrat zhvendosin lojën në mesin e fushës ku duken se po studiojnë njëra-tjetrën.

1’- Starton ndeshja në stadiumin e Korçës.

Poll

Lexo gjithashtu