Tirana 1-0 Kastrioti (Ardit Hila 90')
Superiore: Java 31
Stadiumi: Elbasan Arena
Gjyqtar: Olsion Yzeiraj
Ndeshja: Fitore në frymën e fundit e Tiranës teksa u desh goli i Ardit Hilës në minutën e 91’ për të ndezur festën në Elbasan Arena. 3 pikë jetike në garën për titullin kampion që mbajnë distancën +5 nga Partizani. Një ndeshje shumë e mbyllur nga të dyja ekipet por që u zhbllokua në fund të saj.
Formacionet Zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Lulaj, Najdovski, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Lushkja; Gjumsi, Hasani, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi
Kastrioti (4-3-3): Sali, Onanuga, Selmani, Stojanovic, Zogaj; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Reginaldo, Selmani, Camara. Trajner: Emiliano Çela
Komenti minutë pas minute:
90+10' Përfundon ndeshja.
90+4' Kastrioti mbetet me 9 lojtarë, Karakaçi dhe Adolf Selmani largohen me karton të kuq.
90' Ardit Hila sjell festën në Elbasan, Tirana në avantazh.
86' Përgjoni shtron një top në zonë por as Deliu, as Abazaj nuk arrijnë te topi.
80’ Kundërsulm i frikshëm i krutanëve, Arapi avancon me topin drejt portës dhe kroson drejt Zogajt, ky i fundit gabon totalisht me goditjen.
79’ Ka një mosmarrëveshjes mes Salit dhe Stojanovic, afrohet Abazaj por i shkakton faull. Ky i fundit proteston ndaj arbitrit dhe ndëshkohet më karton të verdhë.
69' Top i gjatë drejt zonës së Bekajt por portieri befason të gjithë duke dalë në mesfushë ku driblon edhe një kundërshtar.
60' Tentativë e Mehmetit nga jashtë zone por topi shkon centimetra mbi portë.
58' Gjumsi provon nga distanca por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllë.
55' Haxhiu futet nga krahu i djathtë dhe pason për Hasanin që nuk tregohet i saktë brenda zonës.
47' Kastrioti e nis "zjarr" pjesën e dytë, Stojanovic çon topin prapa Bekajt por Lulaj shpeton bardheblute.
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet pjesa e parë.
45+3' Krosim i Tiranës nga këndorja, godet Najdovski por topi pastrohet nga Stojanovic nga vija e portës.
41' Haxhiu tenton driblimet në zonë por bllokohet mirë nga mbrojtësit krutanë.
39' Krosim i Gjumsit nga e majta por Stojanovic pastron zonën e krutanëve.
30' Kombinime të mira mes Deliut, Lushkjes, Gjumsit dhe Përgjonit në hyrje të zonës, por ky i fundit shkakton faull në sulm.
23’ Stojanoviç tenton të kapë në befasi Bekajn me një goditje nga distanca, por ky i fundit tregohet i vëmendshëm dhe arrin ta presë.
7' Krosim i Selmanit nga krahu i djathtë për Reginaldon por Najdovski arrin i pari të pastrojë zonën.
3' Rast për Tiranën, Haxhiu gjen në zonë Hasanin por Sali i pret goditjen.
1' Fillon ndeshja në Elbasan.