Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Goditje spektakolare me këmbën e “keqe”, Blerim KOTOBELLI “parakalon” dhe sulmuesin e Tiranës për golin e javës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goditje spektakolare me këmbën e “keqe”, Blerim

Blerim Kotobelli la padyshim gjurmë në fitoren 2-1 të Teutës kundër Egnatias. Mbrojtësi i majtë i durrsakëve arriti të realizonte një supergol nga distanca duke shtangur vendasit. Një “perlë” që meriton padyshim notën maksimale.

Goli i anësorit të majtë ka vlerë të madhe për mënyrën e ekzekutimit. Një mëngjërash që godet me të djathtën prej larg dhe arrin të çojë sferën në rrjetë.

Por, një gol të bukur ka shënuar dhe Florent Hasani i Tiranës në javën e tetë Superiores që lamë pas. Sulmuesi bardheblu godet me të majtën në hyrje të zonës së Bylisit duke shënuar golin e vetëm të takimit me vlerë 3 pikësh.

Megjithatë për mënyrën se si rrodhi sfida dhe teknikën e goditjes së sferës, Blerim Kotobelli zë vendin e parë në këtë javë të Superiores për golin e shënuar. Kujtojmë që 30-vjeçari pati maksimalisht fatin me vete pasi arriti të realizojë në ditëlindjen e vajzës së tij të vogël. Një dhuratë që erdhi në kohën dhe vendin e duhur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga