Eros Grezda është bërë protagonist mbrëmjen e djeshme në Kroaci, por këtë herë jo në fushën e lojës, por jashtë. Sulmuesi shqiptar në fundin e gjysmëfinales së Kupës është përplasur fizikisht me futbollistin e Rijekës, Colak.
Grezda ka pritur lojtarin që të dilte jashtë ambienteve të stadiumit dhe pas një bisedë që sipas lojtarit shqiptar ka qenë provokim, ka reaguar duke e goditur me grushta.
Në atë momente kanë ndërhyrë edhe futbollistët dhe personat e tjerë që ishin të pranishëm. Grezda rrezikon të pezullohet nga 2-6 javë për veprimet e tij jashtë fushës.