
Gianni De Biassi do të mbetet në historinë e sportit shqiptar, si trajneri që udhëhoqi Kombëtaren shqiptare të futbollit drejt fazës finale të EURO 2016. Italiani i stolit duket se i ka rrënjët në vendin tonë, duke mos u mjaftuar vetëm me passaportën shqiptare. De Biassi është promotor i një fushate që do mbahet në Itali, në mbështetje të të prekurve nga tërmeti.
Diçka të tillë ai e ka postuar në rrjetet sociale duke theksuar, "në 14 dhjetor miqtë e mij organizonë një aktivitet për mbledhje fondesh, që do i vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Edhe ne mund të japim ndihmën tonë. Forca Shqipëri". Ky është mesazhi i dhënë nga ish numri një i Kombëtares, që e shoqëron inisiativën me një video.